Halil Mahmut Hoxha është lindur në fshatin Pac të Bytyçit në rrethin e Tropojës. Ka qenë oficer i Mbretit Ahmet Zogu, i lidhur me të gjithë krerët e nacionalizmit në veri dhe shumë aktiv kundër komunizmit. Është kapur në fshatin Luzhë të Malësisë së Gjakovës dhe pushkatur në marsin e vitit 1946 bashkë me vëllezërit besnikë të kësaj treve, Demush Hoxhaj dhe Shaban Hoxhaj, që nuk pranuan me pre në besë mikun e shtëpisë. Këto dy familje vuajtën një kalvar mjaft të gjatë në burgje e internime deri në vitin 1990.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.