Ish-partizan.

Zyrtarisht, nuk është i burgosur, sepse vuajti vetëm periudhën e paraburgimit dhe u dënua me pushkatim, por u fal, pikërisht ditën e ekzekutimit.

E arrestuan sepse kundërshtoi sekuestrimin e pasurisë, një pyll me gështenja që ishte zotërim i familjes. Në gjyqin ushtarak me dyer të mbyllura, u dënua me pushkatim dhe në 12 gusht 1949, u çua drejt vendit të ekzekutimit. Në atë kohë, kalon në atë vend Mehmet Shehu, i cili ia njihte kontributin në luftë dhe jep urdhër ta lirojnë derisa të merrej një vendim tjetër.

Hakiu arratiset dhe përfundon në Australi. Familjen e tij e internojne në Kamëz tre vjet.

Bashkohet me familjen në vitin 1975, kur e gjithë familja, bashkëshortja, djemtë, vajza, nuset, nipërit dhe mbesat arratisen nga liqeni i Pogradecit me varkë.

Burimi: “Varka e Shpëtimit- Arratisja që tronditi diktaturën”, Et'hem Fezollari, UET Press
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.