Lindi në Gjirokastër, në vitin 1921. Me vendim nr. 31, datë 31 janar 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirkastrës e deklaroi fajtor për "shkelje të urdhëresës së Ministrisë Ekonomike" dhe e dënoi me 1 muaj burg dhe 160 Franga gjobë. Me vendim nr. 77, datë 6 korrik 1949, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë në bashkëveprim antipushtet" dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e te drejtave elektorale për 2 vjet kohë. Me vendim nr. 24, datë 14 maj 1949, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "ndihmën që i ka dhënë bandave kriminale" dhe "për lidhjet dhe bashkëpunimet që mbante me armiqtë e popullit", dhe e dënoi me 12 vjet privim lirie me punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për dy vjet kohë

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 159
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.