Lindi më 1880, në Hekal, Mallakastër. U pushkatua më 1945 për motive politike. Sipas regjistrit të gjendjes gjyqësore, H. H. rezulton të jetë dënuar dy herë, brenda një muaji, për të njëjtën akuzë, nga e njëjta gjykatë ushtarake, e cila ka dhënë dënime të ndryshme. Më 19 gusht 1945, me vendim nr. 36/46, Gjykata Ushtarake Fier e dënoi si "armik i popullit dhe kriminel lufte", me burgim të përjetshëm, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektoral. Më 22 shtator 1945, me vendim nr. 87/100, Gjykata Ushtarake Fier e dënoi si "armik i popullit dhe kriminel lufte" me vdekje, konfiskim pasurie.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 737-738; Liria, 23 shkurt 1994
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.