Hadije Vrioni, më pas Vlora ishte bashkëshortja e politikanit dhe dijetarit Eqrem Bej Vlora. Ajo e shoqëroi bashkëshortin në disa vende jashtë Shqipërisë kur ai mbante poste diplomatike duke rënë në sy për hijeshinë e saj, por pas largimit të Eqrem Bej Vlorës nga Shqipëria në vitin 1944, Hadija dhe dy vajzat e saj, u dëbuan në disa fshatra deri sa u vendosën përfundimisht në Kavajë, ku jetoi me punë krahu. Vajza e madhe ishte 12 vjeç dhe e vogla vetëm 11 muajshe, kur Hadija mbeti e vetme. Ajo përjetoi ndarjen nga jeta të vajzës së madhe, Lajla Vlora, në moshë të re, për shkak të një sëmundjeje.

Ndërroi jetë në internim, në Kavajë, në vitin 1984, 20 vjet pas të shoqit, i cili ndërroi jetë në Vjenë.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.