E bija e Rexhep Lalës nga katundi i Buzëmadhes së Kukësit. U martua me Tahir Kolgjinin, ish-drejtorin e përgjithshëm të policisë para luftës, mësues dhe ish-prefekt. Ai u arratis në vitin 1944. Atë vit, u vranë në një ditë dy vëllezërit e saj gjatë një masakre të shkaktuar nga komunistët.

U internua në prill 1953 bashkë me fëmijët, ndërsa pasuria iu ishte sekuestruar. U mbajtën disa muaj në burgun e Kukësit dhe më pas u dërguan në kampin e Tepelenës. Nga aty, pas 6 muajsh, u dërgua në Plug të Lushnjës, bashkë me njërën nga vajzat, ndërsa 4 fëmijët e tjerë që kishte pasur me vete, i kishin nxjerrë nga kampi më parë. Gjatë internimit në Lushnjë, ndryshojnë vendbanim disa herë në fshatra të ndryshme.

Djalin e saj, Ahmet Kolgjinin, e dënuan dy herë me heqje lirie, me dënime të gjata.

Burimi: Zerat e kujteses, Vellimi VIII, Instituti i Studimeve per Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Tirane 2022
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.