Gjovalin (Gjon) Vlashi, sipas të dhënave të dosjes hetimore, ishte i biri i Gjergjit dhe i Rozës, vjeç 34, lindur dhe banues në Durrës, me profesion avokat, i pamartuar, me arsim të lartë, i padënuar. Ai u gjykua me grupin e dytë të deputetëve, të ashtuquajtur grupi i Shefqet Bejës, në një proces që u zhvillua në kinemanë "17 Nëntori" nga 4-27 shtator 1947.

Në atë proces gjykoheshin 24 persona, një pjesë deputetë. Gjon Vlashi u dënua me burgim të përjetshëm, por më pas, dënimi i është ulur dhe është liruar nga burgu.

Sipas të dhënave të librit "Skenarë të përgjakur", të Xhafer Sadikut, në mes të viteve '60, Gjon Vlashi ndodhej i transferuar në Përmet dhe mbahej në kontroll operativ nga Sigurimi.

Burimi: Skenarë të përgjakur (Përmeti 1943-1990), Xhafer Sadiku, ISKK, Tiranë 2016
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.