I biri i Ndue Zef Ndojt. Lindi në vitin 1943, në fshatin Nënshejt të Oroshit. Në shkurt 1945, i ati u arratis në mal, për t’i shpëtuar forcave të regjimit që po e ndiqnin, ngaqë kishte furnizuar e strehuar të arratisurit që kishin dalë në mal kundër komunizmit. Në mars 1945, familjen shtatëanëtarëshe të Ndojt, të shoqen, Dilën [shih], dhe gjashtë fëmijët e tyre, e internuen, fillimisht në kampin e Lezhës e, në verën e vitit 1947, në Berat, ku Gjoni, djali i vogël i tyre, vetëm katër vjeç, vdiq nga infeksioni.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 27
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.