U lind më 2 qershor 1918 ose 1920 në Baz, sot në rrethin e Matit.

Në vitet 1932-1936, Gjin Marku mbaroi shkollën e mesme teknike “Harry Fultz” në Tiranë dhe më vonë në Kavajë (vetëm dy muaj), në degën e Bujqësisë. Pas mbarimit të shkollës emërohet agronom në rrethin e Korçës.

Përmendet si anëtar i bërthamës së Grupit të Korçës në Berat në vitet '30.

Në vitin 1945, pas luftës, Gjini, si shumë drejtues të tjerë të luftës, caktohet për të kryer studimet në fushën ushtarake në Bashkimin Sovjetik. Ai ishte nga të paktët studentë nga Shqipëria që vazhdoi akademinë “Voroshillov” në Moskë. Studimet në këtë akademi Gjini i vazhdoi për tre vjet dhe iu ndërpre e drejt ae studimit në vitin e fundit, 1948-1949, për shkak të përplasjeve që pati në Kongresin I të PKSH-së dhe kritikës ndaj E. Hoxhës u dënua për agjitacion-propagandë, në nëntor 1948.

Vuajti në burgun e Burrelit. Ndërroi jetë në spitalin e burgut, në vitin 1986.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.