Gjergj Komnino | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Gjergj Komnino |
Atësia: | Qirjako |
Vendlindja: | Brezhdan, Përmet |
Datëlindja: | 1919 |
Profesioni: | Poet, folklorist, mësues |
Datë Vdekja: | 1996 |
Vënd Vdekja: | Itali |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1957 |
Dënimi: | 13 vjet Burg |
Poet, folklorist. U lind në fshatin Brezhdan të Përmetit, në vitin 1919. Pas arsimimit në shkollat e Përmetit, Gjirokastrës dhe të Elbasanit, studimet i filloi në Firence të Italisë, por, si shumë studentë shqiptarë, i ndërpreu ato dhe u rreshtua në batalionin "Vullnetarët e lirisë". U diplomua pas lufte në Fakultetin e Filozofisë dhe të Letërsisë në Zagreb. Pas kryerjes së studimeve, punoi si pedagog në gjimnazet e Tiranës dhe Durrësit, si dhe në Institutin e Folklorit. Mori pjesë në disa nga ekspeditat kërkimore folklorike të këtij Instituti. Pas një letre dejtuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara për gjendjen e popullit shqiptar, më 1957 u arrestua bashkë me të shoqen, Veronikën dhe u dënua me vdekje, dënim që më vonë iu ul në 13 vjet heqje lirie. Vdiq në Itali, në vitin 1996.