Gjergj Kokoshi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Gjergj Kokoshi |
Vendlindja: | Shkodër |
Datëlindja: | 1904 |
Datë Vdekja: | 1950 |
Vënd Vdekja: | Burrel |
Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 01/1946 |
Akuza: | "Anëtar të një organizate të fshehtë terroriste" |
Dënimi: | 20 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 06/1946 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Veprimtar politik, ministër i Arsimit tetor 1944-janar 1945, deputet. U lind në vitin 1904, në Shkodër. U laurua për letërsi në Paris. Gjatë luftës mori pjesë në rezistencën antifashiste, si kolonel në zonën e Dibrës dhe qe anëtar i Këshillit Nacional-Çlirmitar. Në tetor të vitit 1944 u zgjodh ministër i Arsimit, post nga i cili dha dorëheqje në janar 1945. Në shtator dhe në fillim të dhjetorit të po këtij viti, edhe pse ishte anëtar i Frontit Demokratik, e shprehu hapur kundërshtimin e tij ndaj ligjit të ri zgjedhor, që nuk lejonte pjesëmarrjen në zgjedhje të partive të tjera. Emri i tij lidhet me lindjen e Partisë Social-Demokrate Shqiptare dhe me lëvizjen opozitare të njohur si Bashkimi Demokrat. U zgjodh deputet në legjislaturen e parë pas luftës. U arrestua në janar të vitit 1946, bashkë me 36 anëtarë të Bashkimit Demokrat. Në qershor të po këtij viti, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor "si anëtar të një organizate të fshehtë terroriste" dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Vdiq në burgun e Burrelit më 1950.