I dënuar tri herë nga regjimi komunist, për motive politike.

Lindi më 23 maj 1935, në Lushnjë. Pas largimit të gjermanëve, në fund të vitit 1944, i ati, Mahmut Çela, në atë kohë ende prefekt i Durrësit, i sistemoi bashkë me të shoqen te disa të afërm në Ulqin. Të ndodhur në vështirësi, ata u kthyen në Tiranë, po nuk u lejuan të qëndronin, sepse tashmë u kishin konfiskuar shtëpinë. I ati, që nuk arriti të kthehej, më vonë, u vendos në SHBA. Shkollën e mesme e kreu në Durrës, më 1956. U arrestua pak pas mbarimit të shkollës dhe pas 7 muajsh hetuesie në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës, më 27 dhjetor 1957, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 12 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «tradhëti ndaj atdheut». Më 6 prill 1964 iu fal mbetja e dënimit. U arrestua sërish më 1971 dhe më 12 korrik të po atij viti, Gjykata e Durrësit e dënoi me 8 vjet heqje lirie për «agjitacion e propagandë». Pas Revoltës së Spaçit (21-23 maj 1973) u ridënua edhe me 15 vjet burg .

Burimi: Vepra: «Klithma e një nëne: tregime të jetuara» (Tiranë, 2006), «Nga burgu i Spaçit drejt lirisë:
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.