Klerik katolik. Lindi më 15 tetor të vitit 1904, në Plan të Dukagjinit. Mësimet fillore dhe të mesme i kreu pranë kolegjit françeskan të Shkodrës, ndërsa të lartat në Romë. U shugurua më 12 korrik 1931. Shërbeu si famullitar në Shosh, Mërtur, Shkodër e Iballë të Pukës (1943-’45). U arrestua dy herë dhe bëri 20 vjet burg. Vdiq më 18 nëntor 1990, në Plan, dhe u varros në kapelën e varrezës së fshatit.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 114
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.