U përjashtua nga universiteti në vitin 1975 për shkak të biografisë. U akuzua për kundërshtim ndaj diktaturës, por pikëpamjet pro-demokratike të familjes së tij dhe faktin që ata ishin besimtarë. Më 1977, dënohet me heqje lirie për agjitacion dhe propagandë. Pas 1 viti e gjysmë, ndërsa kryente dënimin në kamp-burgun e Spaçit, e ridënojnë me 18 vite burg. Akuza ishte agjitacion dhe propagandë dhe pjesëmarrje në organizatë pro-amerikane, për të cilën u pushkatua shoku i tij, Xhelal Koprencka. U dërgua në Burrel. Kreu 14 vjet burg. U lirua në vitin 1991.

Studiesi nga Gurëzi Ndue Hoti shkruan për të: Gasper Gaspri (1953-2021), ose Gaspri i Rrok Gacit. Ishte stërnip nga gjyshja i vëllezërve Pal e Mark Thani, pushkatuar më 1945 dhe Nikoll Ded Kolecit, ky i fundit i pushkatuar vetëm 23 vjeç në masakrën e Gurëzit, 28 gusht 1946. U lind në fshatin bregdetar Alk, afër grykderdhjes së lumit Mat, më 1953. Jeta e tij ishte një dramë e vërtetë, dënuar e ridënuar në burgjet më të rënda të regjimit diktatorial. Ne ShBA ku jetoi me familjen shkroi librin "PARAJSA në SHTETIN pa ZOT" për jetën e tij, golgotën e Gurëzit, fundin e shokëve të burgut, si Xhelal Koprencka dhe Irfan Vrionit, të dy pushkatuar më 1979. Ekzekutorët -shkruan Gaspri - më erdhën te burgu, më treguan fotot me fytyrat e masakruara e dhëmbët jashtë të gjakosur”, për t'i bër' presion e shantazh, që të mos fliste se ndryshe ashtu do ta pesonte edhe ky.  Në faqen 87 shkruan: "ishin foto që kurrë nuk duhej t'i shikoja".

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.