Djali i atdhetarit Sotir Peci. Lindi në Korçë, më 1920. Kreu Liceun e Korçës, pastaj studimet e larta në Institutin Pedagogjik në Tiranë. Punoi si mësues i gjuhës frënge deri në ditën e arrestimit, më 1976. Më 10 qershor 1977, me vendim nr. 118, Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U lirua në vitin 1982.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 232.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.