Gafur  Jegeni lindi më 1907, në Dibër të Madhe. Kreu shkollën ushtarake në Tiranë dhe vazhdoi studimet në Akademinë e Rojeve të Kufirit në Itali. Fillimisht shërbeu në kufirin bregdetar të Durrësit; 1935-1937, ishte komandant i kufirit Qafë-Thanë - Bilisht (Devoll). Më 1937, u emërua komandant i rojës së kufirit në Vlorë. Më 1939, organizoi rezistencën antifashiste në Vlorë. Italianët e arrestuan, gjyqi ushtarak e dënoi me vdekje, përfundoi i internuar në Itali deri më 1943. Pas luftës, nuk pranoi të shërbente në ushtri, u tërhoq në jetën private. U pushkatua më 26 shkurt 1951, së bashku me 21 intelektualë të tjerë, me rastin e incidentit të sajuar të bombës në ambasadën sovjetike. Më 27 shkurt 1951, një ditë pasi ishte ekzekutuar, Gjykata e Lartë Ushtarake me vendimin nr. 64, e deklaroi fajtor për “pjesëmarrje në organizatë terroriste”, “për hyrje në shërbim të spiunazheve”, “për propagandë kundër pushtetit” dhe “për nxitje lufte” dhe e dënoi me vdekje, pushkatim, humbjen e të drejtave civile të përhershme dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme.

 

Burimi: Uran Butka, Bombë në ambasadën sovjetike, ASD, Tiranë, 2008, f. 154-159; Fondi 1, viti 2014, dosja 14, fl. 24-25.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.