Mësues, kompozitor.Lindi në vitin 1926, në Shkodër. Kreu Seminarin Jezuit dhe Liceun e Shtetit në Shkodër. Pas diplomimit punoi si mësues në Bajzë të Kastratit, ku dhe u arrestua me akuzën se kishte takuar të vëllanë e arratisur. Vdiq në burgun e Burreli pa i mbushur të tridhjetat. Në mars 1956, pak muaj para se të lirohej, pati një sulm apendiciti. Drejtori burgut e la të vdiste pa e shtruar në spital. Kur vdiq, Arshi Pipa , që e kishte patur nxënës, po dhe bashkëvuajtës në kampin e Bedenit në Kavajë, shkroi «Elegji për Gac Çunin».Është dekoruar me urdhërin «Martir i Demokracisë» dhe «Qytetar Nderi i Shkodrës».

 

 

Burimi: At Zef Pllumi, Rrno vetëm për me tregue, I, Ti-ranë, 1995, f. 155.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

Dokumentari “Mall për me këndue”

Një dokumentar kushtuar Gac Çunit, muzikantit shkodran që mbylli sytë në moshën 30-vjeçare në burgun Lexo më shumë