Oficer akademist. Lindi në Dibër, më 1905. Në Mbledhjen e Dytë Plenare të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, në qershor të vitit 1944, merret vendimi për mbrojtjen e territoreve shqiptare nga sulmet serbe dhe maqedonase. Operacionet i drejtonte kolonel Dibra, që bashkëpunoi ngushtë me prefektin Riza Drini. Me kapitullimin e Italisë, drejtoi në Kosovë forcat për mbrojtjen e trojeve kombëtare. Mbasi forcat e tij u gjendën mes dy zjarresh mes forcave jugosllave dhe Ushtrisë N. Ç. Shqiptare, dorëzohet te forcat e Divizionit III-të komanduar nga Shefqet Peçi, në Prishtinë. Peçi ia përcjell burgut të Tiranës. Partizanët ua rikthejnë forcave jugosllave që e pushkatojnë në Prishtinë me 28 shtator 1944.

Burimi: Tahir Zajmi,Lidhja e Dytë e Prizrenit,Kujtime, Bruxelles,1964, f. 36; AISKK, F 1. V. 2013. D 5/1, Fl.515-516
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.