Lindi në Mnelë të Shkodrës, në vitin 1913. Me vendim nr. 160, datë 7 gusht 1945, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor për « dezertim nga ushtria» dhe e dënoi me 2 vjet punë të rëndë të detyruar. Me vendim nr. 21, datë 26 janar 1952, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor për «faje penale kundër popullit dhe shtetit» dhe e dënoi me vdekje (pushkatim), si dhe heqjen e të drejtës elektorale përgjithmonë. U arrestua më 9 dhjetor 1951.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 317
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.