Bashkëluftëtar i Prekë Calit. Lindi më 1901, në Vukël të Malësisë së Madhe. Më 3 mars 1945, me vendim nr. 42, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me Prek Calin dhe [se] ka luftuar kundër komunizmit», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm dhe konfiskim të pasurisë. Më 1949, dënimi iu zbrit në 12 vjet burg. Më 11 maj 1993, me vendim nr. 189, Gjykata e Koplikut vendosi të njohë faktin e vrasjes së tij për motive politike, më 23 gusht të vitit 1956.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 349
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.