Kalvari i vuajtjeve për familjen e Flamur Xhindolit (djali i Qani Haxhi Imshta) Në vitin 1950 familja e Qani Haxhi Imshta (Xhindoli) shpronësohet totalisht. Pas viteve ’50 familja shkon në Qenas të Fierit. Po këtë vit djali i madh i familjes Bajrami dënohet me 10 vite burg me motivacionin “sabotim ekonomik”. Kryen dënimin për 8 vjet në burgun e Burrelit. Pasi kryen dënimin Bajrami martohet dhe ndërton familjen e tij të re. Dënohet sërish në vitin 1962 me motivacionin “sabotim ekonomik”, ku merr dënimin për 8 vjet burg, ku kryen 5 vjet e gjysmë të dënimit. Po në vitin 1950 mbahet në hetuesi Qani Xhindoli (6 muaj) si dhe vajza e tij Lumturi Xhindoli (8 muaj). Në vitin 1951 familja vjen në Tiranë, ku qëndron vetëm për 11 muaj. Më pas familja dëbohet për në qytetin e Kavajës me motivacionin "urbanist" (kështu quheshin “armiqtë e popullit” përgjatë asaj periudhe). Me mbështetjen e disa miqve familja e Qaniut sistemohet në një magazinë. Në vitin 1951 djali i vogël i familjes Burhani shkon ushtar, ku gjen edhe vdekjen. Nuk pati asnjë raport mjeko-ligjor për vdekjen e tij. Vetëm disa dëshmi të shokëve të ushtrisë, ku kanë deklaruar së më i riu i familjes vdiq duke shpëtuar kalin në lumë. Në vitin 1966 famlja e Qaniut dëbohet për në fshatin Eskaj. Familja mbyll shtëpitë e mëdha që kishte ndërtuar dhe niset për në fshatin Eskaj. Ndonëse të mbyllura shtëpitë, shteti i kishte përvetësuar dhe dhënë me qera. Në vitin 1966 për familjen e Qani Haxhi Xhindolit fillon lufta e ashpër, kalvari i gjatë i vuajtjeve dhe mohimi i çdo të drejte arsimimi, trajtimi apo kujdesi të veçantë mjekësor. Kjo luftë klasash dhe keqtrajtim klasor vazhdon për familjen për 26 vjet me radhë, deri në vitin 1990. Duke qenë një familje me tradita, njohës të mirë të fushës së ndërtimit, familja ndërton sërish një shtëpi në vitin 1969 në fshatin Eskaj. Pushteti pupullor i asaj kohe kërkon t’ua marrë edhe këtë shtëpi, me arsyetimin se fshati nuk kishte çerdhe dhe kopësht.

Haxhi Imshta Xhindoli ka qenë një ndër firmëtarët e Kongresit të Lushnjes. Ai është dekoruar nga Bashkia Lushnje me motivacionin “Me 27 nentor 1912, me dëshirën dhe në emër të popullit, së bashku me atdhetarë të tjerë ngriti Flamurin Kombëtar, duke e shpallur Lushnjen të lirë e të pavarur”. Djali i tij Qani Haxhi Xhindoli ka qenë pjesë e delegacionit shoqërues të Ismail Bej Qemalit për ngritjen e flamurit në Vlorë (e dokumentuar).

Burimi: Nga Famila
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.