Lindi më 1926, në Përmet. U arrestua më 25 gusht 1969, dhe më 22 janar 1970 me vendim nr. 10, Gjykata e Vlorës e deklaroi fajtor për "krimin e tradhtisë ndaj atdheut" dhe e dënoi me 13 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë.

Sipas autorit Xhafer Sadiku, ai ishte një nga të internuarit e rrethit të Përmetit që dënoheshin për shkak se kishin të afërm të arratisur. Filip Karajani kishte fisin të larguar në Greqi.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 169
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.