Feti  Dizdari u lind në Shkodër, më 16 tetor 1913. Shkollën fillore e kreu në Parrucë kurse të mesmen në të vetmin gjimnaz të qytetit.

Më 1931 merr pjesë në kampionatin kombëtar të atletikës dhe një vit më pas shpallet kampion i vendit, sukses që do ta pasonte për disa vite me radhë.

U përfshi në demonstratat antifashiste dhe u internua në Frashër të Përmetit. Më pas lirohet dhe shkon në Kosovë ku punon si mësues i edukimit fizik. Kthehet në Shkodër, ku përballet me sulmin komunist.

Sipas një biografie nga Gjergj  Kola të botuar në faqen eetimes.al, në 13 dhjetor 1944, pas një kontrolli në shtëpi nga forcat e mbrojtjes, Feti Dizdari arrestohet bashkë me Fadilin. Në mesin e vitit pasardhës Fetiu lirohet për mungesë faktesh. I kthehet sportit.

Arrestohet përsëri, duke u kthyer nga Ballkaniada e 1946-ës.

Më 23 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi me dy vjet heqje lirie për "faje kundër popullit dhe shtetit". U dërgua në kampin e Bedenit.

Pas daljes nga burgu, punoi si mësues i edukimit fizik dhe si trajner.

Falë talentit dhe punës së tij atletika shkodrane e femrave arriti kulmin në vitet '60.

U nda nga jeta në dhjetor 1985.

Është nderuar me disa çmime si Trajner Kombëtar, Qytetar Nderi i Shkodrës, Urdhri "Naim Frashëri" i klasit I, Nderi i Kombit etj..

Burimi: Gjergj Kola; Dokumentar kushtuar Feti Dizdarit me skenar dhe regji te Agron Dizdarit, Tv1 Channel, 2013
Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 714- 715
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.