Lindi në fshatin Frashër të Përmetit. Misionar i çështjes kombëtare. Veprimtar i “Vatrës” në SHBA. Politikan, deputet i parlamentit shqiptar në vitet ’30. Antifashist i orëve të para, i internuar në Ventotene nga fashistët. Lider i Ballit Kombëtar në qarkun e Korçës. Faslliu qe nismëtari i marrëveshjes së nënshkruar me Nacionalçlirimtaren në Korçë për luftë kundër okupatorëve. Enver Hoxha, në një letër që i shkruante Koci Xoxes më 5 tetor 1943, e udhëzonte: ”Sa për bashkëpunimin me Faslli Frashërin, mos u gënjeni. I bini, pra, edhe Faslliut, edhe atij që e ka bërë Faslliun”. U arrestua më 14 dhjetor 1944, dhe më 15 qershor 1945, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi «kriminel lufte dhe armik të popullit», dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. Por avokati mbrojtës, z.Gorguri, provoi në gjyq se “Faslli Frashëri ka qenë një nga kundërshtarët më të rreptë të politikës italiane në Shqipëri, që parpara datës 7 prill 1939 dhe, si përpara, ashtu edhe pas pushtimit të Shqipërisë prej ushtrive italiane, ka qenë një nga frymëzuaesit dhe udhëheqësit e lëvizjes popullore e të rezistencës në qarkun e Korçës. Ishte nga frymëzuesit kryesorë të manifestimit të madh patriotik dhe antifashist të 28 nëntorit 1939 dhe ka qenë ndër të parët që u burgos dhe u intennua në Itali”.

Burimi: U. Butka, Lufta civile. 1943-45; F. 1, Viti 2013, D. 9 F. 222
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.