U internua, bashkë me familjen, në kampin e Krujës kur ishte 8 vjeç. Nga aty, i çuan në Breshuk të Lushnjës, ku Fatosi nisi punë që në moshën 13 vjeç duke hapur gropat e zhavorrit në digën e Vlashukut. Të atin, Ramadan Zdrava e arrestuan dy herë. Herën e parë bëri 5 vjet burg, 1946-1951. Herën e dytë e arrestuan në vitin 1979 dhe pas 2 muajsh, ai ndërroi jetë në hetuesi.

Familja e Fatosit u zhvendos në 37 vende banimi në vitet 1945-1990. Në fund, i vendosën në Berat dhe nuk i lëvizën më.

Burimi: Zerat e kujteses, Vellimi VII, intervistuese Luljeta Lleshanaku, Instituti i Studimeve per Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Tirane 2021
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.