Lindi më 1945, në Kalla, Fier. Më 5 mars 1968, me vendim nr. 53, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhtisë ndaj atdheut me anë të arratisjes në Jugosllavi» dhe e dënoi me 25 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. Më 30 qershor 1973, me vendim nr. 29, Gjykata e Mirditës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacion e propagandës dhe sabotim duke qenë pjesëtar në një organizatë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 25 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet dhe konfiskimin e pasurisë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 379
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.