Fatbardha u lind në vitin 1939. Fatbardha është mbesa e Qazim Mulletit, ish-prefekti i Tiranës. Ishte fëmija i tretë i familjes. Kur ishte 5 vjeç, i arrestojnë dhe i dënojnë të atin, Haki Mulleti, me grupin e Tiranës dhe i sekuestrojnë pasurinë. I dëbojnë familjarisht në Kavajë.

Përfundon, pa shkëputje nga puna, Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, dega biologji-gjeografi-kimi në vitin 1963, ndërsa më 1970-ën mbaron Universitetin e Tiranës po pa shkëputje nga puna në degën Kimi-Biologji, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Pushohet nga puna në vitin 1975 dhe punon në kombinatin e drurit, Shkodër.

Martohet me djalin e një familjeje të përndjekur shkodrane, Kolindo Saraçin.

Autore e disa vëllimeve që dëshmojnë vuajtjet e viktimave dhe krimet e diktaturës komuniste në Shqipëri.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.