E internuar që fëmijë familjarisht në kampe me tela me gjemba. Në kampin e Kamzës, ku u internua në vitin 1950, jetoi 11 muaj dhe më pas, bashkë me të motrën, ashtu si rreth 100 fëmijë të tjerë, u nda nga e ëma dhe u dërgua në vendin e origjinës, Korçë. Përjetuan endjen në të ftohtë, të uritura e pa asnjë mbështetje për ditë e javë me radhë deri sa u strehuan te një i afërm. U bashkuan me të ëmën në vitin 1954 për të jetuar të internuara në fshatrat e Lushnjës dhe Fierit për vite me radhë.


Dokumente

Burimi: Gazeta "Liria", 1992
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.