Lindi më 1943, në Elbasan. U përfshi në një proces me Dervish Bejkon. Gjykata arsyetonte se në gusht 1971 të dy shokët ishin takuar e biseduar për t’u arratisur. Gjykata e Rrethit Elbasan, e drejtuar nga Abaz Xhepaj, me pjesëmarrjen e ndihmësprokurorit Neim Hasani me vendimin nr.124, datë 19.11.1971, i deklaroi fajtorë. Fadili u dënua me 10 vjet burg.

Mori pjesë në revoltën në burgun e Spaçit, 1973. U ridënua pas saj me 25 vite heqje lirie.

Vdiq në repartin nr.321 në Burrel, më 28 prill 1975.

 

 

Burimi: Bashkim Fishta: “Spaçi, shikuar me lentet e protagonistëve”, gazeta 55, maj 2013, f. 5
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.