Lindi më 1938, në Kanikol të Përmetit. Më 23 mars 1976, me vendim nr. 13, Gjykata e Kolonjës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor", dhe e dënoi me 7 vjet burg. Arsyeja ishte sepse mbante një ikonë të Shën Mërisë. Sipas familjarëve, e spiunoi shoqja e ngushtë.

Ajo ishte e bija e Kolo Stefanidhit, pushkatuar nga regjimi komunist. E gjithë familja vuajti persekutim.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 42016), 9
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.