Lindi më 12 prill të vitit 1910. Kolonel. Komandant i Brigadës XVIII Sulmuese Partizane. Familja e tij luftoi kundër pushtuesve, por pas vendosjes së regjimit të Enver Hoxhës u distancuan nga ai duke kundërshtuar aleancën me Jugosllavinë. Disa u arratisën. Të tjerët u përndoqën duke u burgosur dhe internuar. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 22, datë 8 prill 1993, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Dibrës në Tepelenë, prej datës 23 prill 1956 deri më 27 tetor 1973.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016),55
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.