Lindi më 1935, në Zëmblak, Korçë. Më 29 gusht 1951, Gjykata Ushtarake Territoriale e dënoi për "tentativë arratisjeje jashtë shtetit", me 8 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. Liruar më 20 janar 1958. Ka vuajtur dhe 28 vjet dëbim. Me vendim nr. 16, më 18 gusht 1992, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit, nga Tirana në Grabjan Lushnje, deri më 30 shtator 1991.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 120
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.