Klerik katolik. Kardinal.

Ernest Simoni lindi në Troshan më 9 tetor 1928 në një familje katolike. Njihet edhe me mbiemrin Troshani. Në moshën dhjetëvjeçare hyri ne Kolegjin Françeskan, ku qëndroi deri në vitin 1948 kur regjimi komunist mbylli manastiret gjatë një vale anti-fetare dhe persekutuese. Nga viti 1953 deri 1955, bëri shërbimin ushtarak detyruar, pastaj më 7 prill 1956 u shugurua meshtar në moshën 28 vjeçare.

Më 24 dhjetor 1963 u arrestua nga forcat autoritare komuniste, sepse kishte celebruar meshë për shpirtin e Presidentit amerikan John Fitzgerald Kennedy. U dënua me vdekje, por ky dënim u ndërrua në burg dhe punë të rëndë për 25 vjet. Ai u lirua pas 18 vitesh.

Që prej viteve '90, ushtron shërbesën e tij priftërore në shumë fshatra katolike.

Më 21 shator 2014, ai takoi Papa Franceskun gjatë meshës apostolike dhe i dëshmoi vuajtjet dhe torturat e tij nën regjimin komunist. U bë kardinal së bashku me gjashtëmbëdhjetë prelatë të tjerë në 19 nëntor 2016 nga Papa Francesku nën titullin Santa Maria della Scala.[2]

Duke qenë se është më i madh se 80 vjeç, ai nuk mund të marrë pjesë ne konklavë.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.