| Erna Schubert | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Erna Schubert |
| Atësia: | Wilhelm |
| Vendlindja: | Berlin |
| Datëlindja: | 31/12/1920 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 5/9/1944 |
| Akuza: | Agjente e Gestapos |
| Dënimi: | 2 vjet Burg |
| Prokurori: | Skënder Kosova |
| Vendimi: | Nr. 401 |
| Data e Vendimit: | 21/10/1945 |
| Gjykatësi: | Irakli Bozo |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
U arrestua në 5.9.1944 në Kukës rrugës për në Prizren. Në vitin 1945 u dënua me 2 vjet burg. Kishte ardhur në Shqipëri si daktilografiste e një shoqërie, por u akuzua dhe u dënua pa prova, si agjente e Gestapos, bashkë me Irmgard Tennius-in dhe Elsa Koch-un.
Pasi doli nga burgu, Erna u internua në kampin e fabrikës së tullave nr.5 në Tiranë e pas mbylljes së këtij kampi në tetor 1953, u zhvendos në kampin e Plugut në Lushnjë.
Erna dhe Irmgardi u larguan nga Shqipëri më 17.1.1954 së bashku me piktorin gjerman Hans Trochel.
Burimi: https://kujto.al/1953-kampi-fabrikes-se-tullave-ne-tirane-dhe-dy-gjermanet-e-internuara/
