Elsa Koch, e vitlindjes 1918, nga Graci i Austrisë ishte punonjëse daktilografike dhe stenografie, e divorcuar, nuk kishte fëmijë. Kish ardhur në Shqipëri më 23.12.1943 si sekretare në zyrën e gjeneralit Jozef Fitzum. U arrestua në 5.9.1944 në Kukës rrugës për në Prizren bashkë me dy gra gjermane, të cilat kishin punuar në administratën e ushtrisë gjermane në Tiranë. Nuk kishin pasur asnjë funksion urdhërues apo komandues. Me dy shoqet e saj gjermane, Elsa ishte njohur në Tiranë.

Gjykimi i Elsës filloi më 19.6.1945 në kinema “Tomori”. Në gjyq, tha se ishte mobilizuar me detyrim dhe se me Fitzumin ishte njohur në Tiranë, duke punuar vetëm sekretare.

Elsa u dënua me 20 vjet burgim.

U lirua më 9.2.1955 nga Punëtoria Qendrore e Artizanatit. Megjithatë, liria nuk zgjati shumë.

Me vendimin nr.2, datë 3.5.1955 të Komisionit të Internimeve dhe Dëbimeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për “rrezikshmëri të theksuar” u internuar internohet në Kampin nr.5 Plug Lushnjë. Këtu do punonte në bujqësi. Edhe gjatë kësaj kohe, ajo u pyete më 4.10.1955.

Besohet se pak javë më vonë është riatdhesuar.

Burimi: https://kujto.al/1953-kampi-fabrikes-se-tullave-ne-tirane-dhe-dy-gjermanet-e-internuara/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.