Shtetase gjermane. Kishte ardhur të punonte si sekretare e një shoqërie të huaj vajrash në Tiranë. U arrestua në 5 ose 6 shtator 1944 në Kukës rrugës për në Prizren.

Në vitin 1945 u dënua me 2 vjet burg me akuzën e paprovuar se ishte agjente e Gestapos, të cilën e mohoi.

Pas lirimit nga burgu, u internua. Si vend internimi i saj është i dokumentuar kampi i Valiasit te fabrika e tullave.

U riatdhesua më 17.1.1954 bashkë me shoqen me të cilën u arrestua dhe u dënua, Erna Schubert.

Burimi: https://kujto.al/1953-kampi-fabrikes-se-tullave-ne-tirane-dhe-dy-gjermanet-e-internuara/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.