Ermira Xhomaqi Goqo, lindi më 13 maj 1971, në Tiranë dhe pas internimit të familjes së saj për arsye politike, ciklin e ulët shkollor e vazhdoi në fermë të Cërrikut. Studimet e mesme i përfundoi me rezultate të shkëlqyera në gjimnazin “Dhaskal Todri” në qytetin e Elbasanit. Gjatë viteve 1990-'94, regjistrohet e më pas diplomohet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, dega Fizikë. Në vitet 1994-'97, punon si mësuese e fizikës në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Dhaskal Todri” në Elbasan. Në vitin 1997 emigron fillimisht në Greqi dhe në vitin 2000 në Francë. Në vitet 2008 -2013, vazhdon studimet në Universitetin Paris XII-Francë, ku diplomohet me rezultate shumë të mira në Ekonomi-Drejtësi-Administrim Internacional. Mbas aktivitetit të saj në admindistratën e Laboratorit të Shkencave Politike të Universitetit Paris Est Créteil, dhe në Polin e Orientimit të studentëve, në Fakultetin e Administrimit dhe Shkëmbimeve Ndërkombëtare, ajo jep kontributin e saj si përkthyese e legalizuar në Gjykatën e Lartë të Departamentit Val De Marne-Francë, dhe prej vitit 2015, mbulon sektorin e financave pranë Delegacionit Shqiptar në UNESCO. Ermira Xhomaqi flet gjithashtu frëngjisht, anglisht dhe greqisht.      
Burimi: "Përtej harrimit -Abdulla Rami", Ermira Xhomaqi, botimet ISKK, 2018
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.