Lindi në Shtyllas të Fierit, në vitin 1959. "Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 14, datë 28 korrik 1992, vendosi njohjen e kohës së dëbimit nga rrethi Korçë në rrethin Fier, prej vitit 1950, deri më 30 shtator 1991 për «çështje politike» shtetasin Enver Laver Zenelaku", shkruhet në Fjalorin Enciklopedik të Terrorit Komunist, botim i ISKK që citon si burim AISKK, F. 1, Viti 2020, D. 125, f. 436.

Duke qenë që vitlindja e tij është 1959 dhe vendlindja Shtyllas, Fier, Enveri duhet të jetë lindur kur familja ka qenë e internuar. Viti i internimit të familjes përkon me arrestimin e babait të tij, Laver Zenelaku, i cili u dënua me 5 vjet burg në gjyqin e zhvilluar më 6 janar 1951 për «pjesëmarrje në grup të organizuar».

Burimi: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist IX x-z, ISKK
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.