Lindi në vitin 1922, në Vlorë. Arrestuar më 29 dhjetor 1944 nga Divizioni Mbrojtjes Popullit, si kriminel lufte. Nuk dihet sa është mbajtur në arrest, por më 9 shtator 1946 u arrestuar përsëri. Më 23 nëntor 1946, me vendim nr. 177, Gjykata Ushtarake e Vlorës shpalli se, si "armik i popullit dhe sabotator i pushtetit, ka bërë pjesë në radhët e Ballit Kombëtar" dhe e dënoi me vdekje, si dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. Me vendim të Gjykatës së Lartë Ushtarake, dënimi iu kthye në 25 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 147.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.