Lindi në vitin 1927, në Gjirokastër. Më 3 shtator 1945, me vendim nr. 138, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi "armik të popullit" dhe e dënoi me 5 vjet burg, prej të cilëve 2 vjet me punë të detyruar, dhe humbjen e të drejtave qytetare-politike për 2 vjet kohë. Në bazë të amnistisë datë 28 nëntor 1945 të K. A. N. Çl., dënimi iu zbritet në 2 vjet burg. Sipas Dekretit nr. 173 datë 12 shtator 1946 të Presidiumit të Kuvendit Popullor u lirua nga burgu më 15 shtator të vitit 1946.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 163
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.