U lind në Progër, të Korçës në vitin 1962. I ati, Avni Dede, u dënua me pushkatim në vitin 1977 për "diversion ndaj ekonomisë kooperativiste" dhe në nëntor 1978, nëna e saj, Zhaneta Dede u dëbua nga fshati Progër në Moglicë të Korçës. Bashkë me Zhanetën, u internuan dhe tre fëmijët e saj, Mehdi, Elmira dhe Adnand, por ata nuk figurojnë si të internuar në dokumentet e kohës. Zhaneta Dede u internua për periudhën 18 nëntor 1978-18 nëntor 1983.

Elmira i ka siguruar kujto.al, dokumentet që tregojnë se gjatë viteve të internimit, ajo dhe vëllai i madh, Mehdiu, punuan në kooperativën buqjësore të Panaritit, në fshatin Maliq, Opar.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.