Lindi më 7 shtator 1902, në Rekaj. U arrestua më 7 nëntor 1944. Me vendim nr. 45, datë 21 prill 1945, u dënua se, si njeri me influencë në katundin e vet, "ka rekrutuar njerëz për t’i vënë në shërbim të Ballit Kombëtar e për t’i hedhur kundër Lëvizjes Nacional-çlirimtare", ndaj u dënua me burgim të përjetshëm, humbjen e të drejtave qytetare e politike dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 85
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.