Në shtëpinë e tij dhe të Maliq Bajramit, në Malin Kolaj të Shkodrës, u organizua, më 24 dhe 25 dhjetor 1944, mbledhja e krerëve të Malësisë ku u vendos të luftohej pa kompromis që në Shqipërinë e dalë nga lufta të mos instalohej regjimi komunist. Ata së bashku me malësorët e udhëhequr nga prijësi Prek Cali nuk lejuan që forcat komuniste të qeverisnin në Malësi duke luftuar me ta, por të tradhtuar, u arrestuan.

Dul Bajram Muço, 65 vjeç, anëtar i këshillit Malkolaj, u dënua me pushkatim me vendimin nr.26, datë 10.2.1945. Ai u pushkatua bashkë me 13 persona të tjerë më 25 mars 1945, në Zall të Kirit në Shkodër. As sot nuk u janë gjetur eshtrat, pasi mendohet që i kanë hedhur në Kir.

Burimi: Daniel Gazulli, blogu Krimet e Komunizmit
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.