Lindi në vitin 1918, në fshatin Nivicë të Sarandës. U arrestua më 22 mars 1948, dhe më 4 qershor të po atij viti, me vendim nr. 27, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "arratisje jashtë vendit" dhe e dënoi me 4 vjet burg. Me dekret 819, datë 27 prill 1949, u fal dhe u lirua më 28 prill 1949. U arrestua sërish më 12 mars 1976, dhe më 11 maj të po atij viti, me vendim nr. 69, Gjykata e Sarandës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 6 vjet burg.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 152
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.