Drita Leskaj | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Drita Leskaj |
Vendlindja: | Kuç , Vlorë |
Vendbanimi: | Vlorë |
Datëlindja: | 1933 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 1964 |
Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
Lindi me 1933, në Kuç të Vlorës. U dëbua për motive politike. Më 11 dhjetor 1993, me vendim nr. 26, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi Vlorë në Smokthinë (Vlorë), prej vitit 1964 deri më 30 shtator 1991.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 44, FL. 109-10