Dragush Ndreu | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Dragush Ndreu |
Vendlindja: | Fier |
Datëlindja: | 5/7/1964 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 1964 |
Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 5 korrik të vitit 1964, në Shtyllas të Fierit. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 14, datë 29 maj 1992, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Dibrës në Shtyllas të Fierit, prej vitit 1964 deri më 30 shtator 1991.
Burimi:
Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 54