Dom Pjetër Gruda (Pjetër Palok Gjeloshi Gruda) lindi në fshatin Grudë të Malit të Zi më 1 gusht 1922. Studimet e formimin për meshtar i bëri në Kolegjin Saverian e Seminarin Papnor në Shkodër. Meshën e parë e kremtoi më 1946. Që nga ky vit filloi misionin e tij meshtarak duke u emëruar famullitar në Shkrel, prej nga më vonë u transferua në Sheldi, ku qëndroi deri në vitin 1967, vit ky kur u mbyllen kishat dhe tempujt tjerë fetar nga regjimi komunist në Shqipëri.

Pas mbylljes së tempujve dhe institucioneve fetare, dom Pjetër Gruda, si shumica e klerikëve tjerë, qe detyruar të punonte si punëtor krahu në Ndërmarrjen Bujqësore të Bushatit. Kështu krijimtaria e tij intelektuale, sepse dom Pjetër Gruda qe intelektual dhe artist i artit skenik, do të ndërpritej brutalisht nga regjimi komunist.

Kujtojmë se vuri në skenë shumë pjesë teatrore, ndërmjet të cilave dramën "Flije Atdheut".

Është dënuar dy herë nga regjimi komunist.  Herën e parë u dënua dhe vuajti dënimin në vitet 1946-1951 në kampe pune të detyruar. U arrestua për herë të dytë më 11.3.1979. U akuzua për agjitacion e propagandë dhe tradhti ndaj atdheut dhe u dënua më 5.11.1979 me 25 vjet heqje lirie.

Gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit u paralizua. Por megjithatë regjimi komunist e mbajti sërish të burgosur.

Siç provohet nga komunikata ditore e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kleriku Pjetër Gjeloshi vdiq i paralizuar më 13.1.1989 në kampburgun nr.305 të Përparimit të Sarandës në moshën 67 vjeçare dhe u varros në varrezat e fshatit Përparim.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III(Tiranë: ISKK, 2015), 266
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

Dom Pjetër Gruda, kleriku i paralizuar që u mbajt i burgosur derisa vdiq

Ai është i fundit klerik që ka vdekur në kushte torture në gjithë Lindjen komuniste. Lexo më shumë