Klerik katolik. Lindi në Mallkuq të Krujës, në vitin 1892. Studimet e mesme i kreu në seminaret e Shkodrës, ndërsa të lartat në Itali. Pasi u shugurua meshtar, u kthye në atdhe. Mes viteve 1922-1946 shërbeu në Selitë, ku dhe u arrestua. Me vendim nr. 412, datë 19 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor se "ka strehuar kriminelë" dhe e dënoi me 2 vjet burg me punë të rëndë dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e ndëshkimit. Vdiq nga torturat dhe sëmundjet e burgut, në vitin 1963. Është një nga firmëtarët e statutit të ri të Kishës Katolike Shqiptare.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 382
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.