Klerik katolik, historian, publicist. Dom Nikollë Gjergji (Kimza) u lind në Gjakovë, më 20 gusht të vitit 1878. Në moshën 14-vjeçare filloi mësimet në kolegjin Papnor të Shkodrës 1892. Meshën e parë e tha më 21 gusht 1905, në Kallmet të Lezhës. Për 27 vjet shërbeu si meshtar në kishat e Bulgrit dhe të Velës. Pastaj, për rreth 15 vjet si famullitar në Kalivare, në Abaci të Mirditës. U arrestua në vitin 1947, bashkë me 12 meshtarë të tjerë. Pas lirimit, u kthye në famullinë e tij në Kalivare. Plak dhe i sëmurë, u shtrëngua të arratiset, fillimisht në Jugosllavi e, prej këtej, në Romë, ku dhe vdiq në vitin 1960. Disa nga shkrimet e Dom Nikollë Kimzës, të botuara kryesisht te Ylli i Dritës me pseudonimin "Munella": "Ç’na thotë gojëdhëna mbi vjetërsinë e Mirditës" 1933, "Hetime mbi vjetërsinë e rrjedhën e derës Gjomarkaj të Mirditës" 1937, "Tirana" 1937, "Cika e pyetje historike" 1939, "Nji kumbonë e vjetër në ma t’vjetrën famulli" 1939 etj.

Tortura me djegien e spicave të pishës në thonj

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 223
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.