Klerik katolik. Ka mospërputhje për datën e lindjes dhe ndarjes së tij nga jeta, por kjo çështje është zgjidhur më 14 shtator 1994, përmes vendimit nr.2468 të Gjykatës Shkodër. Lindi në Shkodër, më 7 korrik të vitit 1890 (e nxjerrë nga regjistrat e Kishës Katolike që ndodhen në Arkivin e Shtetit). I biri i biri i Kolës dhe Tones. Mësimet e para i mori në shkollën françeskane, kurse të mesmet në Seminarin Papnor të Shkodrës. U shugurua meshtar më 30 maj 1915 në Kishën e Seminarit. Për 26 vjet shërbeu si meshtar në Abacinë e Mirditës. Më 1946 u transferua në Kallmet të Zadrimës. U arrestua në prill të vitit 1949, me akuzën se «Në kishën e tij është organizuar mbledhja e organizatorëve të revoltës së Kallmetit, me synim rrëzimin e Pushtetit Popullor». Pas shumë torturash, vdiq në hetuesinë e Lezhës, më 4 prill 1949, para se të dilte në gjyq. Trupi i tij i pajetë u hodh në një kënetë në afërsi të qytetit të Lezhës.

 

 

Burimi: The Institute on Religion and Public Life, New York, April 2006

Dokumente

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.